Suksesi Universitar

ARSIMI I LARTË

Suksesi Universitar

Në shkollën e mesme “Turgut Ozal”, jemi të përkushtuar që t’i përgatisim nxënësit tanë për sukses në arsimin e lartë dhe më gjerë. Jemi krenarë që kemi një histori të gjatë suksesi, duke nxjerrë një numër të madh të të diplomuarve, që vazhdojnë të studiojnë në universitetet më të mira në mbarë botën. Ne kemi një histori të fortë suksesi, me mbi 2000 të diplomuar që aktualisht studiojnë ose kanë studiuar në mbi 35 vende të ndryshme të botës.

+ 0

Studentë të Kënaqur

Jemi krenarë që kemi dërguar dhjetëra nxënës në 100 universitetet më të mira në botë, duke përfshirë universitetet e Ivy League dhe Russell Group. Ne jemi të përkushtuar që t’u ofrojmë nxënësve tanë udhëzimet dhe mbështetjen që u nevojitet, për të arritur objektivat mësimore dhe për zhvilluar plotësisht potencialin e tyre.

Rrjeti ynë i të diplomuarve (Alumni) është një burim i vlefshëm për nxënësit tanë, që u ofron atyre lidhje me të diplomuarit e suksesshëm, të cilët mund të ofrojnë këshilla dhe udhëzime, nisur nga përvojat e tyre universitare dhe të karrierës. Maturantët tanë janë ambasadorë krenarë të “Turgut Ozal” dhe vazhdojnë të ruajnë lidhje të forta me shkollën tonë, edhe pasi janë diplomuar.

 

Në shkollën e mesme “Turgut Ozal”, jemi të përkushtuar që t’u ofrojmë nxënësve tanë njohuritë, aftësitë dhe mbështetjen që u nevojitet për të pasur sukses në universitet dhe më gjerë. Ne jemi krenarë për të diplomuarit tanë e për suksesin që ata kanë arritur dhe jemi të përkushtuar që të vijojmë të nxjerrim të diplomuar, që vazhdojnë të kenë një ndikim pozitiv në shoqëri, në fushat që ata kanë zgjedhur.

ALUMNI

Eksperiencat e nxënësve tanë

"Turgut Ozal" më dha mbështetje të jashtëzakonshme për përgatitjen për në Olimpiada dhe procesin e aplikimit për në universitet.

Unë nuk do të isha këtu pa mësuesit e "Turgut Ozalit!"

Heidi Durresi M.I.T, SHBA - 100% Bursë

Falë pjesëmarrjes në konkurse të ndryshme që “Turgut Ozal” ka organizuar dhe falë fitimit të Olimpiadave, sot kam mundësinë të formësohem si mjek në spitalin universitar të renditur në vendin e parë në Europë.

Xhulio Popa Charité – Universitätsmedizin, Gjermani

"Shkollimi në "Turgut Ozal" ishte një eksperiencë e paharrueshme, e cila më ka nxitur dëshirën dhe vullnetin për të ndjekur pasionet e mia akademike si edhe më ka pajisur me aftësi të përballoj me sukses sfidat e ardhshme që kam hasur"

Dea Bardhoshi University of California, Berkeley, USA

Shkolla e mesme jo-publike “Turgut Ozal” 

Kontakt

Telefon

+355 69 318 3041

Email

drejtoriagjimnaz@turgutozal.edu.al

Adresa

Rruga “Pavarësia” Autostrada Tiranë-Durrës KM 1, Tiranë

@ Copyright 2022 by Turgut Ozal Education Sh.a