Regjistrimet

REGJISTRIMET

Procedurat e pranimit dhe regjistrimit

Pranimi në shkollën tonë bazohet në meritë e potencial dhe ne përpiqemi të krijojmë një bashkësi gjithëpërfshirëse dhe të larmishme nxënësish.

Për të aplikuar në shkollën tonë, nxënësve u kërkohet të marrin pjesë në Provimin vjetor të Pranimit. Provimi vlerëson njohuritë dhe aftësitë e nxënësve në lëndë të ndryshme dhe pasohet me një intervistë me ekipin tonë të pranimit. I inkurajojmë nxënësit e ardhshëm që të vizitojnë shkollën dhe të ndjekin veprimtaritë tona. Kjo gjë do t’u japë mundësinë që të takojnë edhe mësuesit e nxënësit tanë dhe të shohin nga afër mjediset arsimore.

Ekipi ynë i pranimeve është në dispozicion për t’ju ndihmuar gjatë gjithë procesit të aplikimit dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve që mund të keni. 

Provimi i Pranimit është një pjesë e rëndësishme e procesit të përzgjedhjes së nxënësve dhe zhvillohet çdo vit, në prill. Ky provim është i detyrueshëm për të gjithë nxënësit që dëshirojnë të studiojnë në shkollën e mesme “Turgut Ozal”. Provimi është krijuar për të testuar njohuritë dhe aftësitë e nxënësve në tri fusha kryesore: Matematikë, Logjikë dhe Gjuhë shqipe e Letërsi.    

Nxënësit që kalojnë me sukses provimin pranues, ftohen më pas të marrin pjesë në një intervistë me ekipin tonë të pranimit. Gjatë intervistës vlerësojmë interesat, ambiciet dhe aktivitetet jashtëshkollore të nxënësit. Kjo na ndihmon të kuptojmë se sa përputhen synimet dhe aspiratat e nxënësit, me misionin dhe vlerat e shkollës sonë.   

Ne ofrojmë gjithashtu 15 bursa të bazuara në merita, për nxënësit më të suksesshëm, bazuar në performancën e tyre në Provimin e Pranimit.  

Kontakto Tani!

Stafi jonë është i gatshëm për tju ardhur në ndihmë për çdo pyetje që mund të keni. Ju mund të na kontaktoni dhe vizitoni në adresat e mëposhtme.

Telefon

+355 69 318 3041

Email

drejtoriagjimnaz@turgutozal.edu.al

Adresa

Rruga “Pavarësia” Autostrada Tiranë-Durrës KM 1, Tiranë

Dërgo një mesazh!

Success
Faleminderit! Kerkesa juaj u dergua me sukses!
Kjo fushë nuk mund të lihet bosh!
Kjo fushë nuk mund të lihet bosh!
Kjo fushë nuk mund të lihet bosh!
Kjo fushë nuk mund të lihet bosh!
Kjo fushë nuk mund të lihet bosh!

Shkolla e mesme jo-publike “Turgut Ozal” 

Kontakt

Telefon

+355 69 318 3041

Email

drejtoriagjimnaz@turgutozal.edu.al

Adresa

Rruga “Pavarësia” Autostrada Tiranë-Durrës KM 1, Tiranë

@ Copyright 2022 by Turgut Ozal Education Sh.a