Mesazhi i mirëseardhjes

0

Vite Ekperiencë

MESAZHI I MIRËSEARDHJES

Mesazhi i mirëseardhjes së administatorit

Kam kënaqësinë e madhe t’ju mirëpres në shkollën e mesme jopublike “Turgut Ozal”, një shkollë me një histori krenarie 30-vjeçare, në Shqipëri. Shkolla jonë njihet për ofrimin e një edukimi global, në një atmosferë të sigurtë. Ne jemi të përkushtuar për të krijuar një mjedis mësimor që nxit kuriozitetin intelektual, të menduarit kritik dhe rritjen individuale.

Në “Turgut Ozal”, ne krenohemi me suksesin tonë dhe me mijëra të diplomuar që vazhdojnë të jenë ambasadorët tanë në mbarë botën, në më shumë se 40 vende. Ne jemi një shkollë ndërkombëtare e Kembrixh-it, duke ofruar programe të njohura ndërkombëtarisht si IGCSE dhe A Level, që i pajisin nxënësit tanë me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të pasur sukses në një botë që ndryshon me shpejtësi.

Departamenti ynë i Udhëzimit dhe Këshillimit është i përkushtuar për të ndihmuar nxënësit tanë që të zgjedhin rrugën e duhur për studimet e larta.  Ky departament koordinon mbi 30 klube me orientim profesional dhe organizon aktivitete të ndryshme si: javën e  karrierës, udhëtime shkollore dhe shkolla verore, të gjitha këto të krijuara për të ndihmuar nxënësit tanë, që të zbulojnë pasionet e tyre dhe të eksplorojnë mundësitë në karrierë.

Ekipi ynë i Koordinimit Akademik siguron një mësimdhënie të pasur dhe cilësore, në të gjitha vitet shkollore. Ky ekip organizon javët lëndore, konkurse dhe programe përgatitore për olimpiada, të gjitha të krijuara si mundësi sfidash për nxënësit dhe për t’i ndihmuar ata që të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë.

Në “Turgut Ozal”, ne besojmë se edukimi nuk është vetëm dhënie njohurish e dijesh, por ai synon rritjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të çdo nxënësi. Ne ofrojmë një komunitet mbështetës dhe gjithëpërfshirës, ku nxënësit mund të mësojnë dhe të rriten si akademikisht, ashtu edhe personalisht.

Sinqerisht,
Mustafa Gezen

0

Vite Ekperiencë

0 +

Studentë të Kënaqur

0 +

Medalje të Fituara

Kontakto Tani!

Stafi jonë është i gatshëm për tju ardhur në ndihmë për çdo pyetje që mund të keni. Ju mund të na kontaktoni dhe vizitoni në adresat e mëposhtme.

Telefon

+355 69 318 3041

Email

drejtoriagjimnaz@turgutozal.edu.al

Adresa

Rruga “Pavarësia” Autostrada Tiranë-Durrës KM 1, Tiranë

Dërgo një mesazh!

Success
Faleminderit! Kerkesa juaj u dergua me sukses!
Kjo fushë nuk mund të lihet bosh!
Kjo fushë nuk mund të lihet bosh!
Kjo fushë nuk mund të lihet bosh!
Kjo fushë nuk mund të lihet bosh!
Kjo fushë nuk mund të lihet bosh!

Shkolla e mesme jo-publike “Turgut Ozal” 

Kontakt

Telefon

+355 69 318 3041

Email

drejtoriagjimnaz@turgutozal.edu.al

Adresa

Rruga “Pavarësia” Autostrada Tiranë-Durrës KM 1, Tiranë

@ Copyright 2022 by Turgut Ozal Education Sh.a