Programi Akademik

TË MËSUARIT

Programi Akademik

Në shkollën e mesme jopublike “Turgut Ozal”, ofrojmë një program mësimor rigoroz, që është krijuar për të përgatitur nxënësit tanë, për sukses në arsimin e lartë dhe më gjerë. Programi ynë bazohet në Kurrikulën Ndërkombëtare të Kembrixhit, e cila njihet për forcën akademike, si edhe për perspektivën globale. Përveç kurrikulës së Kembrixhit, ne ndjekim edhe Kurrikulën Kombëtare Shqiptare, duke siguruar që nxënësit tanë të jenë të përgatitur për mundësitë e arsimimit të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar.

+ 0

Studentë të Kënaqur

Në klasën e 10-të, nxënësit mund të ndjekin Programin IGCSE, që i pajis ata me kualifikime të njohura ndërkombëtarisht. Programi është krijuar për të zhvilluar njohuritë, të kuptuarit dhe aftësitë në lëndë të tilla si: anglishtja, matematika, lëndët shkencore dhe lëndët sociale. Nëpërmjet Programit IGCSE, nxënësit zhvillojnë aftësitë e të menduarit kritik, zgjidhjes së problemeve dhe komunikimit, të cilat janë thelbësore për suksesin në arsimin e lartë dhe në vendin e punës.

Në klasën e 11-të dhe të 12-të, nxënësit tanë ndjekin Programet A Level, të cilat janë kualifikime të nivelit të avancuar, që përgatisin nxënësit për arsimin e lartë. Programet A Level përfshijnë një gamë të gjerë lëndësh, si: matematika, lëndët shkencore, lëndët sociale, gjuhët dhe TIK-un. Nëpërmjet Programeve A Level, nxënësit zhvillojnë aftësi të avancuara analitike dhe kërkimore, aftësi që i përgatisin ata për sukses në programet konkurruese universitare.

Ne kemi një program intensiv për përgatitjen e  Provimeve të Maturës Shtetërore dhe të gjithë nxënësit i nënshtrohen këtyre provimeve. 

Këto provime janë një kusht për pranimin në universitet në Shqipëri dhe njihen nga universitetet në mbarë botën. Nxënësit tanë marrin mësime gjithëpërfshirëse, në të gjitha lëndët që përfshihen në provimet e maturës, si: gjuhë shqipe dhe letërsi, gjuhët e huaja, matematikë, lëndët shkencore dhe lëndët sociale.

Përveç programeve mësimore bazë, ne ofrojmë gjithashtu udhëzime dhe mbështetje për një sërë testesh të standardizuara, duke përfshirë provimet SAT, IELTS dhe TOEFL. Departamenti ynë i Udhëzimeve dhe Këshillimit punon ngusht me nxënësit, për t’u siguruar që ata të përgatiten për këto provime të rëndësishme dhe të arrijnë rezultatet e dëshiruara.

+ 0

Vite Ekperiencë

Ne, në shkollën e mesme “Turgut Ozal”, jemi të përkushtuar që t’u ofrojmë nxënësve tanë një program mësimor gjithëpërfshirës dhe sfidues, që i përgatit ata për sukses në arsimin e lartë dhe më gjerë. Kurrikula jonë bazohet në standarde të njohura ndërkombëtarisht dhe të gjitha ekipet tona janë të përkushtuara për të ofruar udhëzime dhe mbështetje cilësore. 

Ju ftojmë të bashkoheni me komunitetin tonë dhe të përfitoni prej mundësive të shumta arsimore që ofron shkolla e mesme “Turgut Ozal”!

  • Gjuhë shqipe
  • Letërsi
  • Gjuhë angleze
  • Matematikë
  • Fizikë
  • Kimi
  • Biologji
  • Qytetari
  • Histori
  • Gjeografi
  • TIK
  • Edukim fizik
  • Gjuhë e huaj e dytë
  •  
  • Gjuhë shqipe
  • Letërsi
  • Gjuhë angleze
  • Matematikë
  • Matematikë e avancuar
  • Ekonomi
  • Edukim fizik
  • Gjuhë shqipe
  • Letërsi
  • Gjuhë angleze
  • Matematikë
  • Fizikë
  • Kimi
  • Biologji
  • Filozofi
  • Histori
  • Gjeografi
  • TIK
  • Edukim fizik
  • Gjuhë e huaj e dytë
  • Fizikë
  • Kimi
  • Biologji
  • Letërsi
  • Gjuhë e huaj
  • Histori
  • Gjeografi
  • Psikologji
  • Sociologji
  • TIK

Shkolla e mesme jo-publike “Turgut Ozal” 

Kontakt

Telefon

+355 69 318 3041

Email

drejtoriagjimnaz@turgutozal.edu.al

Adresa

Rruga “Pavarësia” Autostrada Tiranë-Durrës KM 1, Tiranë

@ Copyright 2022 by Turgut Ozal Education Sh.a