Programet e Kembrixh-it

TË MËSUARIT

Programet e Kembrixh-it

Ne jemi krenarë që jemi një shkollë plotësisht e akredituar e Kembrixhit, e cila u lejon nxënësve tanë të hyjnë në programet prestigjoze të Kembrixhit si IGCSE, AS Level dhe A Levels. Me përfundimin e këtyre programeve, nxënësit marrin kualifikime zyrtare të Kembrixhit, të cilat njihen gjerësisht nga universitetet anembanë botës. Ndërsa këto programe janë opsionale, ne inkurajojmë nxënësit tanë të marrin pjesë në to, krahas përgatitjeve për provimet e Maturës Shtetërore. Kurrikula jonë është projektuar për të plotësuar dhe përmirësuar programet e Kembrixhit, duke siguruar që nxënësit të marrin një arsim të plotë dhe gjithëpërfshirës.

+ 0

Studentë të Kënaqur

Kembrixh është ofruesi kryesor në botë i arsimit ndërkombëtar, për moshat 5 deri në 19 vjeç. Programet e Kembrixh shtrihen, sfidojnë dhe frymëzojnë nxënësit e të gjitha aftësive, cilido qoftë konteksti kulturor i tyre.

Si një shkollë e Kembrixhit dhe një shkollë shqiptare gjithashtu, ne kemi fleksibilitetin për të zhvilluar një program mësimor që u përshtatet nevojave të nxënësve tanë. Ne ofrojmë programin e Kembrixhit, krahas kurrikulës shqiptare. Nxënësit tanë përgatiten për provimet e Maturës Shtetërore, si dhe për provimet e Kembrixhit që zgjedhin.

Qasja e Kembrixhit ndaj mësimdhënies i ndihmon nxënësit që të bëhen të sigurt, të përgjegjshëm, reflektues, novatorë dhe të angazhuar.

Provimet e Kembrixhit bëhen në shkollën tone, në maj dhe në qershor, me standardet e Kembrixhit. Më pas, këto provime dërgohen për kontroll në Angli. Kembrixhi nxjerr rezultatet dhe i dërgon ato në shkollën tone, me certifikatat zyrtare të Kembrixhit. Provimet janë të rregullta, të vlefshme dhe të besueshme.

Në këto provime vlerësohen fushat që janë më të vlefshme në përgatitjen e nxënësve për të ardhmen, si: njohuritë e thella, të kuptuarit konceptual dhe aftësitë e nivelit më të lartë të të menduarit.

Programet e Kembrixhit njihen dhe vlerësohen nga universitetet në mbarë botën, duke përfshirë SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Kanadanë, Gjermaninë dhe më tej. Të gjitha universitetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe mbi 800 universitete në SHBA, pranojnë Cambridge International AS & A Levels.

Nxënësit mund të jenë të sigurt se kualifikimet e tyre do të vlerësohen gjatë gjithë procesit të arsimimit dhe të karrierës, si në vendin e tyre, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.

Komuniteti global i Kembrixhit përbëhet nga më shumë se 10 000 shkolla, në mbi 160 vende.

+ 0

Vite Ekperiencë

IGCSE

PSE IGCSE?

Cambridge IGCSE është kualifikimi ndërkombëtar më popullor në botë, për klasat e 10-ta dhe të 11-ta. Ky program 2-vjeçar ndihmon nxënësit që të zhvillojnë njohuri të thella të lëndës dhe aftësi për të ardhmen. Nxënësit që regjistrohen në shkollën tone për IGCSE, do të ndjekin një program të personalizuar për 2 vjet dhe do të marrin provimet  Cambridge IGCSE, në fund të këtij programi.

  • Matematikë
  • Fizikë
  • Kimi
  • Biologji
  • TIK
  • Anglisht

Provimi IGCSE i matematikës, do të jepet në fund të klasës së 10-të, ndërsa lëndët e tjera do të jepen në fund të klasës së 11-të.

Nxënësit që përfundojnë me sukses programin IGCSE, mund të vazhdojnë më vonë në programet AS Level ose A Level.

Shkolla e mesme jo-publike “Turgut Ozal” 

Kontakt

Telefon

+355 69 318 3041

Email

drejtoriagjimnaz@turgutozal.edu.al

Adresa

Rruga “Pavarësia” Autostrada Tiranë-Durrës KM 1, Tiranë

@ Copyright 2022 by Turgut Ozal Education Sh.a