Mbështetje dhe Këshillim për Arsimin e Lartë

UNIVERSITETI

Mbështetje për Arsimin e Lartë

Në shkollën e mesme “Turgut Ozal”, ne u ofrojmë nxënësve tanë mbështetje dhe udhëzime gjithëpërfshirëse, gjatë gjithë procesit të aplikimit në universitet. Departamenti i Udhëzimit dhe Këshillimit punon ngusht me nxënësit, për të zbuluar interesat e qëllimet që kanë dhe për t’i ndihmuar ata që të zgjedhin universitetet dhe programet që u përshtaten më mirë nevojave të tyre. Ne ofrojmë udhëzime për procesin e aplikimit, duke përfshirë shkrimin e esesë, përgatitjen e testit dhe intervistës, për t’u siguruar që nxënësit tanë të jenë të përgatitur mirë për “ashpërsinë” e pranimeve në universitet.

+ 0

Studentë të Kënaqur

Ne e kuptojmë se dëshira për të ndjekur arsimin e lartë është një ëndërr e shumë të rinjve. Për t’u dhënë nxënësve tanë avantazhin më të mirë kur aplikojnë në universitet, ne kemi zhvilluar një paketë të zgjeruar të mbështetjes së aplikimit, që siguron që nxënësit të jenë plotësisht të përgatitur për intervistat e pranimeve, të krijojnë deklaratën më të mirë personale dhe më e rëndësishmja, të ndihen të sigurt në aplikimin e tyre.

Ne ofrojmë mbështetje të zgjeruar, të synuar për nxënësit që aplikojnë në universitetet e Ivy League ose Russell Group, në formën e seancave shtesë të Arsimit të Lartë dhe intervistave të sajuara, të krijuara për t’u dhënë kandidatëve tanë një avantazh, kur marrin pjesë në intervistën e tyre përzgjedhëse. Ne kemi shumë pasion për të ndihmuar nxënësit që duan të fitojnë një vend në këto universitete, me bursa të pjesshme ose të plota.

Nxënësve të shkollës së mesme “Turgut Ozal”, u ofrohen udhëzime të hollësishme në lidhje me procesin e pranimit në universitet dhe mbështetje të specializuar për aplikantët në universitetet më konkurruese e elitare. Përgjatë gjithë shkollës së mesme, ofrojmë seminare rreth aplikimeve në universitete, mësime dhe intervista simuluese, duke bërë të mundur që të gjithë nxënësit të ndihen të sigurt se po paraqesin aplikimin më të mirë të mundshëm.

KËSHILLIM

Takohu me këshilluesin e karrierës dhe planifikoni rrugëtimin tuaj drejt universitetit

HEO-të tanë janë anëtarë të stafit, që punojnë me përkushtim me kohë të plotë dhe ofrojnë mbështetje të pakufizuar për aplikimet universitare, që nga dita e parë e një nxënësi në “Turgut Ozal”. Të gjithë nxënësit lënë orar për takime individuale, për këshillim rreth Arsimit të Lartë. Zyra ndihmon nxënësit tanë në çdo hap të aplikimit të tyre, duke filluar me vendimin për përzgjedhjen e universiteteve e departamenteve të duhura dhe me pasurimin e CV-ve të tyre.

Mësuesit kujdestar kanë përvojë të gjerë rreth pranimeve në universitete dhe e dinë se çfarë do ta bëjë aplikimin e një nxënësi të dallohet nga të tjerët. Ata i kushtojnë kohë njohjes me secilin nxënës dhe me interesat që ata kanë, për t’u siguruar që deklarata personale e secilit, të jetë reflektimi më i mirë i tyre si individ.

Ne, në shkollën e mesme “Turgut Ozal”, kuptojmë rëndësinë që kanë letrat e referimit, për suksesin e ardhshëm të nxënësve tanë. Një letër referimi e shkruar mirë, mund të ndryshojë gjithçka. Kjo është arsyeja se pse ne u ofrojmë nxënësve tanë letra referimi të detajuara dhe të shkruara me kujdes.

Letrat tona të referimit janë të përshtatura me nevojat dhe pikat e forta individuale të çdo nxënësi. Ne punojmë ngusht me nxënësit për të identifikuar arritjet akademike e personale dhe qëllimet e aspiratat e tyre. Letrat tona të referimit japin një pasqyrë të plotë të performancës akademike, veprimtarive jashtëshkollore dhe karakterit të nxënësve, duke vënë theksin mbi pikat e forta dhe arritjet e tyre.

Java e Karrierës (Career Week) është një veprimtari njëjavore e mbushur me aktivitete, seminare, ditë të hapura, vizita universitare, seminare, uebinarë, e shumë të tjera. Gjatë këtyre ditëve, ne ftojmë profesionistë të fushave të ndryshme, që t'u flasin nxënësve për rrugëtimin e tyre në karrierë, të ndajnë përvojat dhe t'u përgjigjen pyetjeve që nxënësit mund të kenë. Gjithashtu organizojmë vizita në universitete dhe kompani, për t'u dhënë nxënësve tanë një përvojë të dorës së parë rreth botës së punës. Gjatë Javës së Karrierës, ne ofrojmë një sërë workshop-esh dhe uebinarësh të projektuara për të ndihmuar nxënësit, që të zhvillojnë aftësi thelbësore, si shkrimi i CV-së, teknikat e intervistave dhe krijimi i rrjetit profesional. 

Ne kemi krijuar partneritete me universitetet në vend dhe ato ndërkombëtare, për të ndihmuar nxënësit tanë që të informohen dhe të marrin vendime të duhura për të ardhmen e tyre, si dhe për t'u ofruar atyre akses në një sërë mundësish akademike e profesionale. Këto partneritete na mundësojnë organizimin e veprimtarive të ndërsjellta dhe ndarjen e informacioneve në mënyrë efektive rreth universiteteve. Ne ftojmë përfaqësues nga këto universitete që të flasin me nxënësit tanë për programet që ofrojnë, kërkesat e pranimit dhe mundësitë e bursave. Gjithashtu, ne organizojmë edhe vizita në kampuse universitare dhe turne në vende si: Gjermania, Holanda, Zvicra, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja. Kështu, ne u japim nxënësve tanë një përvojë të dorës së parë të jetës universitare. Këto udhëtime u japin atyre mundësinë që të vizitojnë universitete prestigjoze, të ndjekin leksione dhe të takohen me përfaqësues të Zyrës së Aplikimeve dhe anëtarët e fakultetit. Nxënësit fitojnë njohuri akademike dhe kulturore të jetës universitare, njohuri që i ndihmojnë ata që të marrin vendime të informuara, për të ardhmen e tyre.

-Një hyrje në procesin e pranimit në universitet.

-Këshilla se çfarë mund të bëni për t'u përgatitur.

-Ndihmë për të ndërtuar një ese universiteti, që do të shfaqë pikat tuaja të forta.

-Ndihmë për t'u regjistruar në testet e standardizuara të kërkuara. 

-Këshilla për mundësitë e ndihmës financiare.

-Organizimin e takimeve me përfaqësues nga universitetet.

-Ofrimin e udhëtimeve në universitetet në vend dhe ato ndërkombëtare.

-Udhëzime se si të kërkojmë rekomandime për shkollat.

-Mbështetje me paraqitjet e 'Common App' dhe UCAS.

- Mbështetje për të përfunduar listat e universitetit.

-Mbledhja dhe dërgimi i të gjithë dokumentacionit të përshtatshëm, duke përfshirë transkriptet, letrat e rekomandimit, profilet e nevojshme për aplikim në universitetet që ju keni zgjedhur.

EKIPI

Takoni ekipin

Stafi jonë është i gatshëm për tju ardhur në ndihmë për çdo pyetje që mund të keni.

Shefe e Këshillimit për Arsimin e Lartë

Këshilltar për Arsimin e Lartë

Këshilltare për Arsimin e Lartë

Shkolla e mesme jo-publike “Turgut Ozal” 

Kontakt

Telefon

+355 69 318 3041

Email

drejtoriagjimnaz@turgutozal.edu.al

Adresa

Rruga “Pavarësia” Autostrada Tiranë-Durrës KM 1, Tiranë

@ Copyright 2022 by Turgut Ozal Education Sh.a