Informacione Shtesë

INFORMACION

Informacion për prindërit

Meqenëse çdo nxënës ka interesa, nevoja akademike, talente dhe personalitete të ndryshme, këshilluesit e universiteteve  në shkollën e mesme “Turgut Ozal”, e shohin të nevojshme  krijimin e planeve të personalizuara, për të ndihmuar çdo nxënës që të zhvillojë një listë reale dhe të ekuilibruar të universiteteve  në të cilat duhet të aplikojë, për të maksimizuar mundësinë e pranimeve në to.  Filozofia jonë, në “Turgut Ozal”, është që t’i udhëzojmë nxënësit për procesin e kërkimit e gjetjes së rrugën që “përshtatet më së miri” me aftësitë, interesat dhe nevojat e tyre.  Të diplomuarit në “Turgut Ozal” vlerësohen shumë dhe çdo vit, dhjetëra përfaqësues të universiteteve nga një sërë vendesh, vizitojnë kampusin tonë për t’u takuar me nxënësit tanë dhe këshilltarët e tyre universitar.  Ne gjithashtu organizojmë udhëtime në universitetet vendase dhe ndërkombëtare.

Këshilltarët e universiteteve  në “Turgut Ozal” kanë përvojë  dhe mbajnë kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e universiteteve në të gjithë botën, të cilët merren me procesin e pranimit.  Ata e përditësojnë vazhdimisht informacionin në lidhje me tendencat e procesit të pranimit në universitete.  Si rrjedhojë, ata janë në gjendje që t’ju përgjigjen ose të gjejnë përgjigje, për çdo pyetje që mund të dalë gjatë procesit të aplikimit.  

Ju lutemi, lexoni më poshtë në lidhje me procesin e këshillimit universitar, shkarkoni Profilin Akademik të “Turgut Ozal” për vitin shkollor 2023-2024 ose caktoni një takim me një nga këshilltarët tanë të universitetit:

Udhëzuesi për Universitetet i “Turgut Ozal” synon të bëjë më të qartë për nxënësit tanë procesin e pranimit në universitete, sidomos në vendet që ata kërkojnë dhe aplikojnë shpesh.  

Ju lutemi, merrni pak kohë për t'u njohur me informacionet e dobishme  në këtë manual.

-Një hyrje në procesin e pranimit në universitet.

-Këshilla se çfarë mund të bëni për t'u përgatitur.

-Ndihmë për të ndërtuar një ese universiteti, që do të shfaqë pikat tuaja të forta.

-Ndihmë për t'u regjistruar për testet e standardizuara të kërkuara. 

-Këshilla për mundësitë e ndihmës financiare.

-Organizimin e takimeve me përfaqësues nga universitetet.

-Ofrimin e udhëtimeve në universitetet në vend dhe ato ndërkombëtare.

-Udhëzime se si të kërkojmë rekomandime për shkollat.

-Mbështetje me paraqitjet e 'Common App' dhe UCAS.

- Mbështetje për të përfunduar listat e universitetit.

-Mbledhja dhe dërgimi i të gjithë dokumentacionit të përshtatshëm, duke përfshirë transkriptet, letrat e rekomandimit, profilet e nevojshme për aplikim në universitetet që ju keni zgjedhur.

Fokusi për nxënësit e klasës së 10-të është në “shfrytëzimin” e mëtejshëm të pikave të forta, personalitetit dhe interesave të tyre.  Hulumtimet tregojnë se nxënësit që punojnë me pikat e tyre të forta kanë më shumë gjasa që të jenë nxënës të angazhuar e të motivuar dhe ka më pak të ngjarë të përjetojnë stres.  Për më tepër, nxënësit që njohin llojin e personalitetit të tyre, do ta kenë më të lehtë dhe do ta kuptojnë më mirë se si t’i bëjnë gjërat më efektive e më komode.

Pikat e forta, tiparet e personalitetit dhe aftësitë e një nxënësi luajnë një rol të madh për një proces të thellë të planifikimit akademik të individualizuar në klasën e 10-të.

Për të ndihmuar në krijimin e një plani akademik sa më të përshtatshëm, nxënësit e klasës së 10-të takohen rregullisht me mësuesit e tyre kujdestar dhe me këshilltarët e universitetit, të cilët plotësojnë inventarin në lidhje me interesat për universitet e karrierë dhe detaje rreth tipit të personalitetit.

Në klasën e 11-të, fokusi është në përmirësimin akademik dhe në planifikimin e të ardhmes arsimore, pas shkollës së mesme.  Kjo kohë hulumtimi është dhe koha kur nxënësi duhet të përqendrohet në procesin e të nxënit, në aspiratat e tij dhe të vetëvlerësojë me ndershmëri pikat e forta dhe të dobëta.  Kjo do t’i ndihmojë në procesin e kërkimit, në lidhje me opsionet që janë në dispozicion për ta.

Për ta arritur këtë, nxënësit do të takohen individualisht me  këshilltarin për universitetet, për të diskutuar rreth procesit të aplikimit, për detaje si: vendi/vendet në të cilat nxënësit duan të aplikojnë, lista e universiteteve që preferojnë, eseja, aplikimi e deklarata personale dhe zhvillimi i një plani testimi, nëse është e nevojshme.

Disa nxënës duhet të dorëzojnë dëshmi të testeve të standardizuara si pjesë e procesit të aplikimit (SAT, TOEFL, IELTS, etj).  Nxënësit duhet të punojnë me këshilltarin e tyre për universitetet në lidhje me një plan testimi.

Për shumicën e nxënësve të “Turgut Ozal”, klasa e 12-të është koha për aplikime.  Në varësi të vendit dhe kursit në të cilin po aplikojnë, afatet që vendosin universitetet variojnë  nga 15 tetori deri në korrik, pas diplomimit.  Nxënësit e klasës së 12-të ndjekin gjithashtu Student Success Course, një kurs javor i cili fokusohet në procesin e aplikimit në universitete.

Qëllimi i këtij kursi është që nxënësit të reflektojnë;  të demonstrojnë aftësitë, individualitetin, pikat e forta dhe karakterin e tyre; të aftësohen për të shpjeguar se si dhe pse ata janë kandidatë konkurrues për t'u pranuar në universitetet që kanë vendosur në listën e tyre të aplikimeve.

INFORMACION

Informacion për nxënësit

Këshilltarët për universitetet në “Turgut Ozal” janë këtu për t’ju ndihmuar.  Prandaj, ju inkurajojmë që të shkoni në zyrën tonë në çdo kohë, ose, nëse preferoni të caktoni një takim, ju lutemi, mos ngurroni ta bëni këtë duke përdorur linkun Calendly të këshilltarit tuaj për universitetet:

Ekzistojnë një numër i madh burimesh universitare nën skedën Burimet në MaiaLearning, të cilat janë të dobishme dhe të disponueshme për vende të ndryshme.  Çdo nxënës ka llogarinë e tij/saj në MaiaLearning.  

Mos harroni të regjistroheni në “Identifikohu me Google” kur të shkoni në faqen hyrëse në MaiaLearning.  Ju lutemi, eksploroni gjithçka që ofron MaiaLearning, sepse nxënësve  do t’u kërkohet ta përdorin gjerësisht atë, gjatë klasës së 11-të dhe të 12-të.

Në Maia, përveç burimeve specifike për universitete  në vende të ndryshme, nxënësit mund të kenë akses në disa nga prezantimet dhe dokumentet e tjera, si më poshtë:

•Intervista të shkurtra podcast me ekspertë nga e gjithë bota, që merren me procesin e pranimit në universitete.
•Shkrimi i deklaratave/eseve personale efektive.
•Si të kërkojmë letra rekomandimi nga mësuesit?
•Të studiosh mjekësi në Europë
•Testet e standardizuara
•Afatet kohore të aplikimeve
•101 prezantime specifike për vendet

Këshilltarët për universitetet janë një burim i vlefshëm gjatë udhëtimit tuaj përgjatë procesit të aplikimit.  Prandaj, ju lutemi gjeni kohë për t’u takuar me ta sa më shpesh të jetë e mundur, veçanërisht pasi atyre t’u kërkohet të shkruajnë një letër rekomandimi për ju.  

Mos harroni se ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe mbështetur, pavarësisht nga planet tuaja pas përfundimit të gjimnazit. 

Kontakto Tani!

Stafi jonë është i gatshëm për tju ardhur në ndihmë për çdo pyetje që mund të keni. Ju mund të na kontaktoni dhe vizitoni në adresat e mëposhtme.

Telefon

+355 69 318 3041

Email

drejtoriagjimnaz@turgutozal.edu.al

Adresa

Rruga “Pavarësia” Autostrada Tiranë-Durrës KM 1, Tiranë

Dërgo një mesazh!

Success
Faleminderit! Kerkesa juaj u dergua me sukses!
Kjo fushë nuk mund të lihet bosh!
Kjo fushë nuk mund të lihet bosh!
Kjo fushë nuk mund të lihet bosh!
Kjo fushë nuk mund të lihet bosh!
Kjo fushë nuk mund të lihet bosh!

Shkolla e mesme jo-publike “Turgut Ozal” 

Kontakt

Telefon

+355 69 318 3041

Email

drejtoriagjimnaz@turgutozal.edu.al

Adresa

Rruga “Pavarësia” Autostrada Tiranë-Durrës KM 1, Tiranë

@ Copyright 2022 by Turgut Ozal Education Sh.a