Menaxhimi i fillim vitit shkollor

Në takimin e sotëm bashkebisedim mes mësuesve dhe psikologeve të shkollës për “Menaxhimin e fillim vitit shkollor”. Përgatitemi moralisht që të menaxhojmë më së miri fillimin e vitit dhe nxënësit tanë të ndjehen sa më mirë në ambientet e shkollës së tyre. Falenderojme po ashtu psikologet e shkollës për mbështetjen e dhënë.
2 nga 10 Maturantët me rezultatet më të larta në Maturën Shtetërore 2020 në Shqipëri

Ndjehemi krenarë me dy nxënëset tona, Jera Isakaj dhe Ingis Beliu, për arritjet e shkëlqyera në Maturën Shtetërore 2020, duke u kualifikuar tek 10 nxënësit më të mirë në Shqipëri. Jerës dhe Ingisit iu urojmë suksese të mëtejshme në jetën e tyre të ardhshme akademike!