Ne ndihmojmë në ndërtimin e jetës që duam.
Klubi i Ekologjisë (ECO Club), është themeluar ne vitin 2017 nga një grup nxënësish dhe mësuesish të shkollës “Turgut Ozal”.
Qëllimi kryesor i klubit është sensibilizimi dhe informimi i nxënësëve, mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, ruajtjes dhe trashëgimisë së resurseve natyrore, si dhe promovimin e nje jetese të shëndetëshme.
Në kuadër të këtyre qëllimeve klubi ka ndërrmarë një sërë aktivitetesh si për shembull: panairi për ndërgjegjesimin mbi rëndësinë e ujit zhvilluar në ditën ndërkombëtare të ujit; panairi mbi përdorimin e materialeve të riciklueshme; mbjellja e pemëve në parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, zbukurimi i ambjenteve të shkollës me vazo lulesh të përshtatura nga materiale të ricikluara; projekti “Ju Mund!”, mbledhja e baterive të përdoruara, etj.
Ne besojmë se angazhime të tilla, na ndihmojnë të kultivojmë dashurinë për natyrën dhe jetesën e mirë si dhe zgjojnë ndërgjegjen qytetare.
Disa nga Aktivitetet Tona
Lexo më shumë –>