Dita e sotme i riktheu gjallërinë e munguar shkollës sonë. Zërat, zhurmat e korridoreve, bisedat energjike me mbresa nga pushimet, diskutimet në lidhje me sfidat e reja që i presin mësuesit e nxënësit, e kthyen çdo gjë në vendin e vet, e veshën e i dhanë kuptimin e duhur emrit që shkolla mban si djep i dijes.
Suksese të gjithëve ju që jeni pjesë e pandarë në rrugën e zhvillimit e arsimimit!