Një traditë e paharrueshme e shkollës sonë është “Muaji i Letërsisë”.
Gjatë këtij muaji plot “ethe” dhe emocione vëmendja i shkon plotësisht gjuhës sonë të bukur shqipe. Gjuhë, themeli ndërtues i identitetit tonë kombëtar, na shton vlera të pafundme dhe na përcjell histori plot vuajtje dhe gëzime, humbje dhe fitore.
Nxënësit e shkollës sonë i përcjellin këto vlera të gjuhës e kulturës sonë nëpërmjet disa kategorive si: krijim, këndim, interpretim dhe pikturë.
Kjo traditë e çmuar e shkollës sonë u jep mundësinë nxënësve të shprehin talentin e tyre, të mësohen me emocionet e skenës apo publikut dhe mbi të gjitha të mësojnë më shumë për letërsinë dhe gjuhën shqipe.