Të dashur prindër,

Gjithmonë e kemi vlerësuar bashkëpunimin tuaj në rrugëtimin tonë të përbashkët në edukimin e arsimimin e fëmijëve tanë, ndaj dhe sot, duam të shprehim mirënjohjen tonë ndaj jush.

Ju keni qenë mbështetja jonë kryesore për të përfunduar me sukses një stad vendimtar të jetës së fëmijëve tuaj, në kohën dhe moshën më kritike. Punuam së bashku me ju, u perpoqëm dhe shpresuam gjithmonë që përpjekjet tona të rrisin një brezi të ri me vlera njerëzore.

Kërkuam dhe këmbëngulëm në pritshmëritë tona, por, nuk u zhgënjyem dhe nuk do të zhgënjehemi asnjëherë, për aq kohë sa zëri ynë të jetë një.
Ishit pranë nesh në çdo veprimtari dhe kjo na bëri të ndjehemi pjesë e së njëjtës familjeje. Ndatë me ne përvojat tuaja dhe mundësuat që të frymëzohemi nga ju. Qenësia e prania juaj aty në çdo moment, na bëri që ta kuptonim më lehtë botën e fëmijëve tuaj.

Na besuat edukimin e fëmijëve, ndaj ne u përpoqëm të punonim fort për të arritur maksimumim. Na e bëtë më të lehtë punën tonë, duke e kryer denjësisht rolin tuaj dhe me ju pranë e plotësuam treshen e domosdoshme të bashkëveprimit për sukses.

Fëmijët tuaj janë pasqyrë e prindërve model sikurse ju dhe ne na bën të ndjehemi krenarë. Ata nesër do jenë profesionistë të aftë, shkencëtare, inxhinierë, doktorë e artistë, njerëz me vlera shoqërore, dhe kjo falë besimit që ju u keni dhënë përgjatë këtyre viteve dhe investimit që keni bërë në edukimin e tyre.

Ata zotërojnë potenciale të pafundme intelektuale e shpirtërore dhe në sajë të tyrë do të arrijnë majat.
Le te vazhdojme të jemi aty, duke i motivuar, përkrahur dhe duartrokitur për suksesin e tyre në të ardhmen!