Nisma vazhdon, nxënësit tanë sërish në ndihmë të familjeve në nevojë, të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Nxënësit e shkollës së mesme jopublike “Turgut Ozal” kanë organizuar përgjatë muajit dhjetor disa vizita në qytetin e Durrësit, në një prej ambienteve ku gjenden të strehuar familjet që u prekën nga tërmeti i datës 26 Nëntor. Marrë shkas nga ngjarjet e dy javëve të fundit nxënësit në bashkëpunim me mësuesit dhe stafin drejtues u solidarizuan dhe bënë të mundur një takim me familjet që ishin më të prekura nga tërmeti, duke patur predispozicionin për tu shprehur dashurinë tonë dhe kontributin financiar, i cili u grumbullua nga të gjithë nxënësit.