Falenderojmë emisionin Parfume nga televizioni SCAN për vizitën gjatë Muajit të Historisë dhe Gjeografisë, si dhe mësueset përgjegjëse për këtë aktivitet bashkë me nxënësit e shkollës së mesme Turgut Ozal. Por pse është nëntori kaq i rëndësishëm për Shqipërinë tonë?

Muaji Nëntor është muaji i lavdisë kombëtare.  Nëntori për ne shqiptarët nuk është vetëm muaji i njëmbëdhjetë i vitit , me të na lidhin shumë ngjarje të mëdha historike, është datë e lindjeve dhe e vedimeve të mëdha kombëtare. Është muaji i themelimit të alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe, kur në nëntor të vitit 1908, në Kongresin e Manastirit vendoset të merret për bazë alfabeti latin.

Është nëntori i Skënderbeut, është nëntori i Ismail Qemalit është dita e flamurit shqiptar, e shqiponjës dykrenare dhe ngjyrës së saj kuq e zi , që me dinjitet na mbajti nën hijen e vet të bashkuar deri më tani: si një komb me një gjuhë, kulturë, taraditë e simbole të njejta kombëtare.

https://www.youtube.com/watch?v=Cug7gcLBkf4&feature=youtu.be&fbclid=IwAR2n2kNOsJw0Q6-1nj0Z5ylDPqHtwcYpSwWrWIVagvGVIeF4v7TfvKQSC1Q