Arti dhe kreativiteti kërkojnë kurajo. Çdokush është artist, por rëndësia qëndron se si kjo dhunti zbulohet dhe realizohet. Ndaj si rrjedhojë aktivitete të ndryshme ndikojnë në identifikimin e vlerave. Konkretisht Konkursi i Artit dhe Letërsisë 2019 zhvilluar mes nxënësve të kolegjeve “Turgut Ozal”-Durrës, “Turgut Ozal” – Tiranë, ”Memorial International School of Tirana”, “Hasan Riza Pasha”-Shkodër, “Mehmet Akif”-Djem dhe Vajza dhe “Mehmet Akif” Kosovë.
Këtë vit plot dëshirë edhe pasion shkolla jonë u përfaqësua denjësisht në finale, duke rrëmbyer 18 çmime: 3 çmime të para, 7 çmime te dyta dhe 8 çmime të treta. Konkursi u zhvillua në katër kategori: Interpretim, Këngë, Krijim dhe Art Pamor.

Fituesit sipas kategorive janë:

Interpretim

Çmimi i parë: Ariel Kabashi
Çmimi i dytë: Albri Kasmi
Çmimi i tretë: Xhoarda Xhixho dhe Idba Gashi.

Këngë

Çmimi i dytë: Vivjan Kokeri, Nadia Kepi dhe Paola Dedaj

Çmimi i tretë: Gerdana Viçishta dhe Anja Gjini

Krijim

Çmimi i parë: Marin Shpata
Çmimi i dytë: Jera Isakaj
Çmimi i tretë: Edea Zusi, Ohri Muça dhe Vivien Shkodra.

Krijim(për nxënësit që shqipen e kanë gjuhë të huaj)

Çmimi i dytë: Ertan Belkuyu

Art Pamor

Çmimi i parë: Kristina Shoshi
Çmimi i dytë: Enio Boçi
Çmimi i tretë: Megi Kurti

Një falenderim i veçantë për arritjet e nxënësve të shkollës sonë në këtë konkurs arti, pa dyshim u takon mësuesve të lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe, të cilët janë motivuesit kryesor të talentëve të reja.
Suksese nxënës e mësues!