Takimi i radhës me klubet e librit të gjimnazeve të Tiranës vijoi këtë javë me takimin e nxënësve të klubit të librit të shkollës Turgut Ozal High School, Tiranë, dhe përkthyesen Mimoza Hysa me romanin e autorit, Paolo Cognetit “8 malet” botuar nga Botimet Dudaj.
Mali si eksplorim apo mali si izolim nga qytetërimi? Mali magjik dhe komunikimi rreth miqësisë dhe civilizimit ishin disa nga argumentat e diskutimit. Surpriza e bisedës ishte Mario, djali i rritur rrëzë Nemërçkës, që dashuron, malin, fshatin, natyrën dhe ka një mision “t’i kthejë pasuritë e vendlindjes në mbrojtje të Unesco-s”. Nevila Hoxha, e apasionuar pas alpinizmit rrëfeu disa nga ngjitjet spektakolare dhe të fshehtat e malit. Në fund të takimit, disa nga nxënësit përfituan karta dhuratë nga platforma online e librit, Bukinist.al.
Takohemi në dhjetor me të tjerë të apasionuar pas librit dhe leximit.
Mimoza Hysa Turgut Özal High School

Marrë nga : COD – Center For Openness And Dialogue | November 22, 2019