Me rastin e festave të Nëntorit dhe organizimit të muajit të Historisë, në shkollën tonë kishim të ftuar As.Prof.Dr Çlirim Duro. Bashkëbisedimi me pedagogun e Universitetit të Tiranës u përqëndrua rreth temës “ Shqipëria dhe Lufta e II Botërore”.
Pas një prezantimi të shkurtër rreth ngjarjeve kryesore në Shqipërinë gjatë luftës së II Botërore, nxënësit u njohën me disa nga figurat historike dhe kontributin e tyre në historinë e kësaj periudhe.
Nxënësit e klasave të 10-ta, 11-ta dhe 12-ta i drejtuan disa pyetje profesorit duke marrë shpjegime më të detajuara prej tij.
E falenderojmë profesor Çlirimin për bashkëbisedimin e këndshëm!