Suksesi është kërkesë dhe synim i secilit nxënës. Secili sukses ka çelësin e vet dhe hapat e caktuara, për të cilat duhet të kujdesemi që nga fillimi i studimeve e deri në përfundim të tyre.
Suksesi është 1% talent, kurse 99% është mund dhe përpjekje. Pra, rruga e vërtetë e suksesit na qenka përpjekja për të arritur objektivat e vendosura.

Shkolla jonë është gjithmonë në përkrahje të nxënësve të saj drejt suksesit. Për të arritur sukseset sikurse edhe vitet e tjera paraardhëse iu kushtohet një vemendje e veçantë përgatitjeve për olimpiadat shkencore si në Fizikë, Kimi, Biologji, Matematikë dhe Informatikë.


Me dëshirën për t’ju parë në rënditjet e para, ju urojmë të gjithë nxënësve pjesëmarrës suksese!