Teatri është një degë e arteve interpretuese dhe ka të bëjë me shfaqjen e tregimeve para audiencës. Përfitimet kryesore të arteve interpretuese përfshijnë përmirësimin e aftësive dhe performancës akademike .
Në vazhdim të aktiviteteve të muajit të letërsisë, sot, në auditorin e shkollës sonë u zhvillua një bisedë tepër e këndshme me Drejtorin e Teatrit Kombëtar Eksperimental ” Kujtim Spahivogli” dhe, njëkohësisht, një nga figurat më të rëndësishme të kulturës e artit shqiptar, Kiço London.
Magjia e artit në përgjithësi dhe e teatrit në veçanti ishin fokusi kryesor i bisedës, e cila përcolli te nxënësit dashurinë për artin skenik dhe forcën e tij zhvilluese në jetën shoqërore.