“Personal Statement” ishte titulli i dokumentarit fitues të çmimit Emmy, i cili u shfaq dje në kinema Millenium në kuadër të Javës së Filmit Amerikan, të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, i cili vijoi me folës të ftuar dhe panel diskutimi. 
Një eksperiencë tepër e bukur për të gjithë maturantët tanë që u bënë pjesë e këtij aktiviteti, inspirim për hapat që do të hedhin në të ardhmen e tyre.