Në mbështetje të pikes 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të germës ‘’ ç’’ të pikes 2 të nenit 26, e të ligjit nr. 69/2012, date 21.06.2012 ‘’Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë’’, të ndryshuar, dhe nenit 7 të ligjit nr. 15/2017, date 16.2.2017 ‘’Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë’’.
URDHËROJMË
- Struktura e vitit shkollor 2018-2019 të jetë si më poshtë:
1.1 Në arsimin bazë
a. Mësim
Mësimet fillojne më 16 shtator 2019 dhe mbarojnë më 12 qershor 2020
b. Pushime
Fillojnë më 21 dhjetor 2019 dhe mbarojnë më 5 janar 2019.
c. Provime
Provimet kombëtare të arsimit bazë zhvillohen në periudhën 13-30 qershor 2020.
1.2 Në arsimin e mesëm të lartë
a. Mësim
Mësimet fillojnë më 16 shtator 2019 dhe mbarojnë më 19 qershor 2020.
Për maturat, viti shkollor fillon më 16 shtator 2019 dhe mbaron më 5 qershor 2020.
b. Pushime
Fillojnë më 21 dhjetor 2019 dhe mbarojnë me 5 janar 2020.
c. Provime
Provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në periudhën 6-30 qershor 2020
Ngarkohen për zbatimin e këtij Urdhri: Ministria e Arsimit , Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, njësitë arsimore vendore dhe të gjitha institucionet arsimore të sistemit arsimor parauniversitar.
Ky Urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.