Vullneti për të fituar dhe dëshira për sukses kërkojnë arritjen e potencialit të plotë të individit, sipas Konfucit. Të gjithë potencialin e tyre, nxënësit më të mirë të shkollës sonë e shpalosën në Olimpiadat Kombëtare 2018-2019. 9 nxënës fituan 12 vende në fazën e dytë dhe do të vazhdojnë të konkurrojnë me këmbëngulje për të fituar edhe në fazën e tretë.
Përkushtimi dhe puna intensive në grup, po aq sa ajo individuale, e ndjekur nga afër nga mentorë tepër profesionistë, çoi në këtë rezultat që na bën të ndjehemi krenarë.
Fitues në Olimpiadën e Matematikës janë:
Marin Qirjo
Heidi Durrësi
Bruno Bajo
Fitues në Olimpiadën e Fizikës janë:
Oresti Bano
Bruno Bajo
Albi Ceci
Fitues në Olimpiadën e Letërsisë janë:
Artela Roshi
Jera Isakaj
Fitues në Olimpiadën e Kimisë është:
Deivi Barçi
Fituese në Olimpiadën e Biologjisë është:
Heidi Durrësi
Fitues në Olimpiadën e Infromatikës është:
Albi Ceci
Fitues në Olimpiadën e Gjeografisë është:
Henri Olldashi
Falenderime të përzemërta shkojnë për nxënësit Bruno Bajo, Albi Ceci dhe Heidi Durrësi, për përfaqësimin e tyre në dy Olimpiada!
Suksese në fazën tjetër!