Nisma e radhës e “Klubit Shpresa” u finalizua me një vizitë të këndshme në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”. Pas një fushate njëmujore për mbledhjen e donacioneve, anëtarët e klubit patën sot mundësinë të vizitojnë institucionin si dhe të familjarizohen me metodën e funksionimit të institucioneve të ngjashme.
Vizita e sotme, përpos ndjenjës së pastër së dhembshurisë, kultivon dhe përgjegjshmërinë civile dhe sociale te anëtarët e klubit. Falenderojmë shkollën “Luigj Gurakuqi” dhe stafin e saj drejtues për mundësinë e dhënë, duke uruar që ky bashkëpunim të jetë i ngushtë dhe afatgjatë.