Klubi i Librit vazhdon aktivitetet e tij me qëllimin kryesor afrimin e nxënësve pranë librit dhe edukimin estetik të tyre. Kësaj here, nxënësit e Klubit kanë përgatitur një pyetësor për të parë sesa nxënësit lexojnë, cilën lloj letërsie e zhanri parapëlqejnë si edhe çfarë ata përfitojnë nga leximi.