Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”

Një eksperiencë tepër e paharrueshme do të mbetet për Klubin e Medias dhe Fotografisë, vizita në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, në qytetit e Shkodrës.

Të qenurit në atë muze të bënte të ndjeheshe pjesë e realitetit historik shqiptar me shpejtësinë e shkrepjes së aparatit fotografik.
Muzeu mban në arkivin e tij fotografi në pllaka xhami, të klasifikuara sipas vitit të shkrepjes dhe përmbajtjes. Ishte pikërisht ndikimi i gjerë në fushat e mjekësisë, arkitekturës dhe kulturës së përgjithshme shqiptare i ketyre fotografive, ajo cfarë tërhoqi vëmendjen e Klubit të Medias dhe Fotografisë.