ASEF
Për çështje të shkencës, autoriteti i njëmijë njerëzve nuk vlen sa arsyetimi modest i një individi të vetëm sipas Galileo Galileit. Pikërisht ky është edhe qëllimi i konkursit ASEF(Albanian Science and Engineering Fair), i organizuar në shkollën tonë për të disatin vit radhazi. Ky panair projektesh shkencore u mundëson nxënësve të talentuar të shkollës sonë të shpalosin aftësitë dhe kreativitetin e tyre. Gjithashtu kategoritë e shumëllojshme, si shkenca sociale, shkenca natyrore, linguistike, web-design, short movie,etj i lejojne ata të gjejnë veten dhe të japin maksimumin duke konkuruar me njëri-tjetrin.

352
Approved projects
120
Returning customers
17
Award nomination
23
Years of experience
3 Min Science

3-Minute Science është një kompeticion i përvitshëm për nxënësit e gjimnazeve, i cili motivon mendimin kritik rreth shkencës, TIK-ut dhe matematikës.
Qëllimi i tij është të vlerësojë punën më të mirë shkencore dhe të frymëzojë shkencëtarët e rinj.

Cogito


Nxënësit tanë arritën rezultate shumë të mira në olimpiadën e 8-të Cogitos, duke fituar 23 medalje.
Kjo olimpiade zhvillohet midis nxënësve që janë pjesë e kolegjeve. Nxënësit pjesëmarrës konkurrojnë në lëndët shkencore si matematikë, fizikë, kimi, biologji, ict dhe në gjuhën angleze.

Kjo olimpiadë është një nismë e mirë për nxënësit duke i ndihmuar e pregatitur ata për olimpiada të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Një falenderim shkon për mësuesit mentorë dhe për të gjithë nxënësit tanë që në çdo konkurs arrijnë rezultate të larta e fitojnë gjithmonë.
I urojmë suksese të mëtejshme të gjithë pjesëmarresve!
Konkursi i esesë,
Fakulteti i shkencave të natyrës
Gjatë muajit Prill, Fakulteti i Shkencave të Natyrës zhvilloi konkursin e esesë me rastin e ditës së ADN-së. Në mes të 78 pjesëmarrësve, ishte dhe shkolla Turgut Ozal Tiranë, me përfaqësuese nxënësen Pamela Mera, e cila u shpall fituese e vendit të parë.
Eseja fituese është në konkurs në rang Europe në Suedi. Falenderojmë fituesen e çmimit të parë Pamela Mera ,organizatorët e eventit për mundësinë e dhënë dhe mësuesit mentorë.
Konkursi i Eksperimenteve në Shkencë


Shkencëtarët e rinj të shkollave të mesme kishin një garë eksperimentale sot në Fizikë, Kimi dhe Biologji. Nxënësit tanë kanë fituar 12 medalje në garë. Ne përgëzojmë studentët tanë dhe mbikëqyrësit e tyre për arritjen e mrekullueshme.

Ekspozita “TWTOExpo”
Në ekspozitën “TWTOExpo” të 6 prillit, organizuar me iniciativë të vetë nxënësve të gjimnazeve të Tiranës, Blerti Cungu dhe Era Milo, nxënës të shkollës së mesme ” Turgut Ozal”, fituan vendin e parë dhe të dytë mes 45 pjesëmarrësish. Fotografitë e tyre mbresëlënëse ishin më të pëlqyerat në votimin e bërë në rrjetin social “Instagram”.
Era Milo
Blerti Cungu
Olimpiada Kombëtare e KIMisë
Sarah Qirjako, nxënëse e shkollës “Turgut Ozal” fiton vëndin e parë në Olimpiadën Kombëtare të Kimisë 2021.
I urojmë suksese të mëtejshme nxënëses sonë!


Olimpiada Kombëtare e Biologjisë
Erik Kaçani, nxënës i shkollës “Turgut Ozal” fiton vendin e parë
në Olimpiadën Kombëtare të Biologjisë 2021.
I urojmë suksese të mëtejshme nxënësit tonë!
Olimpiada Kombëtare e fizikës
Bruno Bajo, nxёnёs i Turgut Ozal, mori vendin e dytё nё Olimpiadёn Kombёtare tё Fizikёs. E falenderojmë Brunon sё bashku me mentoret qё e ndihmuan nё kёtё arritje, dhe i urojmё suksese nё rrugёtimet e tjera.
Konkursi i ESESë
Nxënësja më e mirë e shpallur në konkursin e esesë ku morën pjesë 32 shkolla dhe 147 ese.
Olimpiada Kombëtare e fizikës
Bruno Bajo, nxёnёs i Turgut Ozal, mori vendin e dytё nё Olimpiadёn Kombёtare tё Fizikёs. E falenderojmë Brunon sё bashku me mentoret qё e ndihmuan nё kёtё arritje, dhe i urojmё suksese nё rrugёtimet e tjera.
Olimpiada Kombëtare e Matematikës
Falenderojmë nxënësit e shkollës së mesme Turgut Ozal për arritjet e tyre në olimpiadën kombëtare të Matematikës si dhe udhëheqësin e tyre, Profesor Ozgur Kircak.