Nxënësit tanë ishin të ftuar në Europe House për të marrë pjesë në Forumin e parë rinor në hapësirën Adriatiko-Joniane.
Në këtë event unik, krahas nxënësve tanë, ishin prezente organizata të ndryshme fokusi kryesor i të cilave është integrimi rajonal në Komunitetin Europian.
Pjesëmarrësit patën mundësi të njihen me mënyra apo organizata të ndryshme ku ata mund të përfshiheshin për të dhënë kontributin e tyre në strukturimin e politikave qe prekin rininë dhe gjithashtu për bashkëveprimin në nisma të ndryshme per zhvillimin e turizmit apo mbrojtjen e mjedisit në rajonin Adriatiko Jonian.