Sot nxënësit e Klubit të Fotografisë, të shoqëruar me stafin e shkollës bënë një shëtitje në malin e Dajtit për të fotografuar ngjyrat e larmishme të stinës së vjeshtës.
Ata fotografuan gjëra nga më të ndryshmet duke bërë kompozime kreative dhe gjithashtu u njohën dhe me teknika të reja në artin e fotografisë. Shumë nga nxënësit kishin ardhur të përgatitur me aparatin e tyre personal fotografik dhe kështu ata shpalosen talentin. Pasi vështruan dhe pamjen nga kryeqyteti i Tiranes ata u ndalën dhe në Gurrën e Perrisë ku fotografuan reflektime dhe peizazh me ngjyra magjike.