E ftuara e sotme në shkollën tonë ishte një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në fushën e botimeve në Shqipëri, botuesja Arlinda Dudaj.
Një takim tepër i veçantë, në të cilin, ajo ndau me nxënësit eksperiencën e saj si botuese, por edhe lidhjen e saj të hershme me botën e librave. “Leximi është i rëndësishëm sepse zhvillon mendimet tona, na jep njohuri dhe mësime të pafund për të lexuar ndërsa mban mendjet tona aktive. Rëndësia e leximit të librave për të na ndihmuar të mësojmë dhe kuptojmë nuk mund të nënvlerësohet. Bëjeni librin mikun tuaj më të mirë,- u tha ajo nxënësve.”
Të falenderojmë Arlinda, jo vetëm për botimet që i ofron lexuesit shqiptar, por edhe për modelin drejtues femëror që frymëzon te brezi i ri!