Në shkollën e mesme jopublike “Turgut Ozal”, Tiranë, u zhvilluan zgjedhjet për presidentin e Senatit të Shkollës. Votimet u organizuan në mënyrë demokratike. Çdo nxënësi ju dha e drejta për të përdorur votën e tij/saj të lirë dhe të fshehtë. Në votime pati një pjesëmarrje masive prej 92.98% të nxënësve të shkollës.
Ndër 8 kandidat, me shumicë votash, president i Qeverisë së Nxënësve, për të përfaqësuar zërin e tyre, u shpall Renis Sanxhaku, ndërsa zv. president Drini Çela, i renditur i dyti në sasinë e votave të grumbulluara. Falenderojmë të gjithë kandidatët dhe nxënësit që morën pjesë në votime dhe i urojmë Qeverisë së Nxënësve të shkollës tonë suksese.