Klubi i debatit në mbledhjen e kësaj jave debatoi për një nga temat që e shqetësojnë më së shumti rininë shqipëtare . Studimi brenda apo jashtë vendit, cili është vendimi i duhur? Nxënësit u ndanë në grupe pro dhe kundra largimit të studentëve shqiptarë.

Ata treguan idetë e tyre te cilat i mbrojtën me argumente domethënëse duke krijuar kështu një debat konstruktiv. Kjo është ajo që Klubi i Debatit dëshiron të krijojë, një frymë të re debati për të ardhmen e Shqipërisë.