Rreth Nesh

Misioni

Përgatitja e individividëve profesionalisht të aftë, por dhe mbartës të vlerave si toleranca, dialogu dhe bashkëpunimi.
Edukimi i njeriut të aftë në përcjelljen dhe nxitjen e respektit të individëve ndaj vlerave humane.​

Qëllimi kryesor i shkolles tone është edukimin e brezave te mbushur me atdhedashuri, mendjehapur, qe do ta perfaqesojne denjesisht Shqiperine duke ju permbajtur principeve te shtetit ligjor dhe demokratik per te cilat ka nevoje e gjithe bota, të aftësoje nxënësit e tij në të gjitha fushat e jetës.​

Vizioni

Në themel të arsimit tonë qëndron edukimi i të rinjve të aftë, punëtorë, sociale, të moralshëm, idealistë.

Të rrisim brezin e artë të së ardhmes i cili do të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë në çdo vend dhe çdo kohë. Të japim kontributin tonë në vazhdimin e miqësisë edhe ruajtjen e vlerave kulturore të përbashkëta.​




Kush jemi ne

Në 1995 u hap kolegji “Turgut Ozal” për nxënësit banorë të kryeqytetit. Me sukseset dhe larminë e aktiviteteve sociale është nga shkollat më të preferuara të Tiranës. Kompania “Turgut Ozal” fillimisht hapi shkollën fillore dhe me rritjen e kërkesës dhe të nevojave u zgjerua edhe me shkollën e mesme. Bashkë me shkollën fillore, atë 9-vjeçare dhe të mesmen, mbetet padyshim kompleksi arsimor modern në gjithë Ballkanin. 

Aktualisht në gjimnaz studiojnë afërsisht 500 nxënës. Si pasojë e rritjes në vazhdim të kërkesës, ndërtesa e gjimnazit aktualisht është shkëputur nga kompleksi dhe është transferuar në autostradë, në hyrje të Tiranës.