Për të qenë sa më afër njëri-tjetrit dhe për të shpërndarë dashuri në këtë prag festash, klubi i Medias dhe Fotografisë në bashkëpunim me klubin “Shpresa” organizuan një shëtitje me pjesëtarët e Shtepia E Te Moshuarve. Për të gjithë ne kjo eksperiencë ishte e paharrueshme, sepse na dha mundësinë të njihemi më nga afër me historitë e tyre jetësore. Kjo bisedë na dhuroi një këndvështrim të ri për jetën, duke na mësuar se duhet të vlerësojmë çdo moment të saj.
Një falenderim i veçantë për znj. Klodiana Baxho, punonjësja sociale pranë kësaj qendre!

Falenderojmë “Kompleksi Eiffel” për mikpritjen!