Nënë Tereza: “E rëndësishme nuk është se sa japim, por sa dashuri kemi vënë në dhënien”.
Edhe këtë vit me shumë dashuri dhe mund, Klubi Shpresa në bashkëpunim me nxënësit e shkollës sonë arriti të mbledhë pako ushqimore të cilat ju shpërndanë familjeve anëtare në Shoqatën Kombëtare e Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar të Shqipërisë.
Drejtoria e shkollës sonë dëshiron të shfrytëzojë rastin t’ju falënderojë për gjithë mbështetjen e anëtarëve të Klubit Shpresa si dhe nxënësit të cilët kontribuan në këtë aktivitet bamirësie.


#KrenarPërNxënësitTonëBujarë