Klubi i Bamirësisë “Shpresa”
Një ndër klubet që operon prej 3- vjetësh në shkollën e mesme Turgut Ozal.
Motivimi, Dëshira dhe Humanizmi e karakterizojnë klubin “Shpresa”, i cili është i vendosur ta vazhdojë këtë mision fisnik për mbledhjen e të ardhurave në përpjekje për hedhur sadopak dritë mbi udhën e errët të njerëzve në nevojë.
Disa nga Aktivitetet Tona
Nisma e radhës e “Klubit Shpresa” u finalizua me një vizitë të këndshme në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”. Pas një fushate një mujore për mbledhjen e donacioneve, anëtarët e klubit patën sot mundësinë të vizitojnë institucionin si dhe të familjarizohen me metodën e funksionimit të institucioneve të ngjashme.
Lexo më shumë –>
Lexo më shumë –>
Me gjuhën e zemrës, në shkollën e nxënësve që nuk dëgjojnë dhe nuk flasin.
Edhe pse nuk dëgjojnë e nuk flasin, këta nxënës, sot, na falën shumë emocione.
Lexo më shumë –>
Lexo më shumë –>
Edhe këtë vit me shumë dashuri dhe mund, Klubi Shpresa në bashkëpunim me nxënësit e shkollës sonë arriti të mbledhë pako ushqimore të cilat ju shpërndanë familjeve anëtare në Shoqatën Kombëtare e Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar të Shqipërisë.
Lexo më shumë –>
Lexo më shumë –>
Një nga qëllimet e Klubit Shpresa është të nxisë te nxënësit ndjenjën e Humanizmit, ndaj, ne, sot u bëmë pjesë e Qendrës Sociale Multidisiplinare-Bashkia Tiranë, për të ndarë eksperienca e përjetime me fëmijët në kushte të vështira, që mbështetën nga kjo qendër.
Lexo më shumë –>
Lexo më shumë –>
Për të qenë sa më afër njëri-tjetrit dhe për të shpërndarë dashuri në këtë prag festash, klubi i Medias dhe Fotografisë në bashkëpunim me klubin “Shpresa” organizuan një shëtitje me pjesëtarët e Shtepia E Te Moshuarve.
Lexo më shumë –>
Lexo më shumë –>