Kontribojmë në ruajtjen e vlerave të librit.
Klubi i librit përfaqëson një grup të nxënesve të klasave 10, 11 dhe 12, të orientuar nga dy mësues të lëndës së gjuhës shqipe; Znj. Flora Çollaku dhe Znj. Rajmonda Haxhiaj. Ky grup përmban në vetvete qëllimin e nxitjes së dëshirës së shoqërisë për të vlerësuar librin duke shpenzuar më shume kohë me të.
Përmes heshtjes, puna serioze vazhdon të sjellë një identifikim të plotë të leximit dhe adhurimit të librit.
Ky identifikim vjen nga anketat e përpiluara nga anëtarët e klubit te librit, nxënësit e klasës së 10-të dhe të 11-të.
Zgjimi i kesaj heshtjeje do të sjellë një statistikë të saktë të përcaktuar përmes një kodimi ku do të shërbej si një konkluzion perfundimtar. Ky përfundim do ta shuajë kuriozitetin e studentit përmes një prezantimi të pergatitur nga anëtarët e ketij klubi.
Disa nga Aktivitetet Tona
Takimi i radhës me klubet e librit të gjimnazeve të Tiranës vijoi këtë javë me takimin e nxënësve të klubit të librit të shkollës Turgut Ozal High School, Tiranë, dhe përkthyesen Mimoza Hysa me romanin e autorit, Paolo Cognetit “8 Malet” …
Klubi i Medias vizitoi Panairin Kombëtar të Librit që vjen në vitin e tij të 22-të. Mes titujve të shumtë, nxënësit me syrin e tyre kritik, përzgjodhën tituj interesantë të letërsisë shqiptare dhe të huaj.
Klubi i librit sot në prani të nxenësve të klasave të 10 prezantoi projektin të cilin kishin muaj qe e pergatisnin. Tema e projektit ishte “ Vlera e librit ” pra pjestarët e grupit kishin si synim të ndërgjegjesonin brezin e adoleshencës mbi vlerat e pa zevendesueshme të librit.
Lexo më shumë –>
Klubi i Librit vazhdon aktivitetet e tij me qëllimin kryesor afrimin e nxënësve pranë librit dhe edukimin estetik të tyre. Kësaj here, nxënësit e Klubit kanë përgatitur një pyetësor për të parë sesa nxënësit lexojnë, cilën lloj letërsie e zhanri parapëlqejnë si edhe çfarë ata përfitojnë nga leximi.
Nxënësit e kolegjit: “Turgut Ozal”, Tiranë, morën pjesë në programin edukativ “Mbresa” të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.