Per çeshtje te shkences, autoriteti i njemije njerezve nuk vlen sa arsyetimi modest i nje individi te vetem sipas Galileo Galileit. Pikerisht ky eshte edhe qellimi i konkursit ASEF(Albanian Science and Engineering Fair), i organizuar ne shkollen tone per te disatin vit radhazi.Ky panair projektesh shkencore u mundeson nxenesve te talentuar te shkolles sone te shpalosin aftesite dhe kreativitetin e tyre. Gjithashtu kategorite e shumellojshme, si shkenca sociale, shkenca natyrore, linguistike, web-design, short movie,etj i lejojne ata te gjejne veten dhe te japin maksimumin duke konkuruar me njeri-tjetrin.

Atmosfera kompetitive dhe emocionet e dhuruara nga kjo eksperience mbeten te paharrueshme per pjesemarresit. Ne kategorine Asef Senior spikaten projektet e meposhtme, ku sigurisht nxenesit u vleresuan me medalje ari, argjendi apo bronzi per punen e palodhur dhe te kualifikuar…

U fituan 36 medalje; 3 projekte moren medalje te arte, 14 medalje te argjendte dhe 19 medalje te bronzte.
Falenderojme pjesemarresit dhe mesuesit mentore si udheheqes te nxenesve!

Për më shumë: lexoni fituesit e cdo kategorie në faqen zyrtare të ASEF