BIBLIOTEKA FOND I HAPUR
Biblioteka funksionon si fond i hapur që do të thotë të interesuarit e gjejnë vet librin që deshirojnë, bëjnë regjistrimin për huazimin e tij ose e lexojnë në sallën që ofron biblioteka.

FONDI I BIBLIOTEKËS
Ndarja e librave eshtë bërë sipas fushave, degëve, e lëndëve. Fondi i bibliotekës është i larmishëm në gjuhët e huaja të tillë si: Anglisht, Turqisht, Gjermanisht, Spanisht etj.
KËRKIMET SHKENCORE
Biblioteka është e pajisur me wireless në rast se studentët duan të bëjnë kërkime përmes internetit, ata mund të fotokopjojnë dhe të shtypin gjithashtu.
Me shumëllojshmërinë e librave dhe shërbimeve të ofruara nga biblioteka, synojmë të përmbushim misionin tonë duke edukuar brezin e ri dhe duke mbështetur aktivitetet kurrikulare për ndjekësit e saj.



DONACIONI I LIBRAVE
Përmirësimi dhe përditësimi i bibliotekës është një nga objektivat e kësaj shkolle. Një kontribut i rëndësishëm për ta pasuruar atë, është dhurimi i studentëve përmes projektit të realizuar vetë “Dhuro një libër”. Donatorët janë kryesisht studentë dhe stafi i shkollës, por ne jemi të hapur për këdo që dëshiron të kontribuojë duke dhuruar libra.
Shërbimet e bibliotekës janë
- Informimi për funksionimin e bibliotekës, rregullat dhe shërbimet e saj.
- Konsultimet në sallë.
- Huamarrja.
- Fotokopje dhe printime.